Edhe Konjuhi LDK

Edhe Konjuhi LDK

Dorëhiqet Drejtori i Shëndetësisë së Lipjanit, pak ditë para se ti skadojë mandati (Video)

Nëse tubimet elektorale dhe numri i pjesëmarrësve në to, janë tregues për gjasat e një partie se cfare rezultati do të nxjerrë në një garë zgjedhore, LDK e Lipjanit, ditën e diel të 22 Tetorit, kur edhe do të numërohen kokrrat e bereqetit zgjedhor, mund ta presë e rehatshme, njofton Ulpianapress

Kjo u pa edhe në tubimin e sontëm që kjo parti para një numri të madh të pjesëmarrësve, mbajti tubim elektoral në Konjuh.
Duke iu drejtuar masës së tubuar, kandidati për kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti , tha se për dallim prej shumë rrugëve të mbyllura që i gjetën kur erdhën në pushtet, si pasojë e shumë problemeve që sipas tij, i kishte lënë si trashëgimi e punës së keqe pushteti i kaluar, ndryshe nga ta, ai dhe partia e tij, sic tha, ashtu si kanë dëshmuar, do të dëshmojë se nuk mbyllin rrugë, por hapin rrugë.

” Ne nuk largojmë, por ne ofrojmë. Ne nuk ndajmë por bashkojmë. Ne nuk e shohim interesin individual por të përgjithshmen. Ne nuk e shohim interesin individual, por kolektivën. Ne nuk e shohim pjesën, por tërësinë. Prandaj mbi bazën e këtyre parimeve, gjithmonë kemi ndërtuar punën tonë. Jam shumë i sigurtë se në mandatin që po vjen, ne do të jemi më dinamikë në realizimin e synimeve tona, që fshatrat e Lipjanit të jenë model i fshatrave në Kosovë dhe rajon, ashtu sikurse Lipjani është model i qeverisjes në nivel vendi”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka ripërsëritur shpifjet dhe trillimet , që sipas tij, po bëjnë kundërshtarët politikë, duke i akuzuar qytetarët se kushdo është me Imriun është i shantazhuar dhe i blerë, dhe për këtë ka dhënë përgjigje, duke thënë se ka kaluar koha kur dikush mund të shantazhohet e të kërcënohen.

“Sot qytetarët dijnë të refkektojnë, dijnë të mendojnë dhe dijnë të vlerësojnë saktësisht punën, dijnë për të notuar ata që nuk meriton për tu notuar, dhe jam i bindur se qytetarët do të dijnë të demonstrojnë përgjegjësinë e njerëzve që kanë marrë besimin e këtij populli”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa duke folur për premtimet që ka për Konjuhin, Ahmeti tha se ka edhe pak rrugica pa asfaltuar e që do të bëhën me asfalt në mandatin tjetër, ndërsa si projektin më interesant, për të cilin tha se do ti jap hijeshinë Konjuhit , ka përmendur rregullimin e shtratit të lumit, bashkë me një pjesë të urave që kanë mbetur pa u përfunduar, e që u zotua se do të përfundohen. Ahmeti ka paraljmëruar se në fund të fushatës pritet që ashpërsohete gara e oponentëve politikë , për të cilët tha se nuk do të zgjedhin mjetë për të shpifur dhe ta tensionojnë situatën, për shkak se, sipas tij, e kanë të sigurt humbjen dhe kjo sic tha falë mbështetjes që ai dhe partia e tij po e gjejnë gjithandej, prandaj ka ftuar qytetarët të jenë tolerantë dhe me mirëkuptim dhe respekt, për të dëshmuar se jemi popull që dijmë ta zhvillojmë garën në mënyrën më civilizuese/Ulpianapress/Image may contain: one or more people, night, crowd and outdoorImage may contain: 5 people, people standing, crowd and night

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)