Dhunë në familje në Fushë Kosovë – burri rrah bashkëshorten pas një zënke verbale, përfundon në ndalim

Dhunë në familje në Fushë Kosovë – burri rrah bashkëshorten pas një zënke verbale, përfundon në ndalim

Dorëheqjet në Vetëvendosje s’kanë të ndalur, vjen dorëheqja e radhës

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar sot në Fushë Kosovë, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026, rreth orës 11:30, në Lagjen 28 të Fushë Kosovës.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për incidentin, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar menjëherë njësitë policore.

I dyshuari, Sh. G. dyshohet se pas një konflikti verbal ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, S. K.

Të dy palët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, ku viktima është intervistuar nga hetuesi i dhunës në familje, ndërsa i dyshuari është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.

Rasti është konsultuar me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhuna në familje”, ndërsa ndaj Sh.G është nxjerrë aktvendim për ndalim 48-orësh.

I dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)