Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, fitues i komunës së Gjilanit, bazuar në rezultatet e Exit Poll të Klan Kosovës, ka thënë se pret rezultat edhe më të thellë.
Tutje Haziri ndërsa në selinë e LDK-së në komunën e Gjilanit, është parë i shoqëruar nga simpatizantë të tij e të këtij subjekti, ndërsa ka shtuar se fitues e bënë ofertat që ua prezantoi qytetarëve të kësaj komune e që sipas tij për katër vjetët e ardhshme do të ketë befasi, njofton Klan Kosova.
”Besoj që rezultati do të jetë edhe më i thellë se EXIT POLL. Programi që kam ofruar, bisedat me qytetarët, puna disa vjeçare ka kthyer shpresën për qytetarët e Gjilanit”.
”Prej sot janë katër vite të bardha në Gjilan”.
”LDK prin, është parti në rritje, do t’ju ofrojë partneritet të plotë dhe koncenzus. Ne kemi mësuar se fituesit nuk i takon gjithçka përveç litimitetit”, ka përfunduar Haziri, teksa dhe ka përshëndetur kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje, Sami Kurteshin.
COMMENTS