Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje gjatë një konference për media ka falënderuar të gjithë qytetarët për një proces të rregullt zgjedhor duke thënë që presin rezultate pozitive.
“Në këtë moment dëshirojmë që të falënderojmë të gjithë qytetarët për një proces të rregullt dhe në këto momente ne kemi filluar t’i marrim rezultatet nga vëzhguesit dhe komisionerët tanë. Do të presim t’i konfirmojmë rezultatet megjithatë presim një rezultat pozitiv” është shprehur Ahmeti.
Ai edhe njëherë ka falënderuar të gjithë votuesit e Vetëvendosjes gjithashtu edhe të kunderkanditatit të tij si dhe shtabin dhe gjithë ekipin për punën e realizuar.
Tutje Ahmeti ka thënë që është i gatshëm që të bashkëpunoj me të gjithë.
“Ditë të mira po e presin Prishtinën” deklaroi Ahmeti, njofton Klan Kosova.
COMMENTS