Jemi vetëm disa orë larg njërit prej derbeve më të bukur në botë, atij të Madonninës dhe atmosfera po ndjehet gjithnjë e më shumë në të dy kampet.
E fundit që ka menduar të karikojë futbollistët e Milanit, para derbit, ka qenë modelja me origjinë marokene, Mila Suarez.
28 vjeçarja ka pozuar me bluzën kuqezi, me numrin 1 dhe foton e ka postuar në Instagram me diçiturën, “E kuqja e pasionit dhe e zeza e forcës” .
Derbi Inter-Milan, do të luhet të dielën në orën 20:45, por a do të jetë modelja në shkallët e stadiumit, për të mbështetur kuqezinjtë?!/tch
COMMENTS