Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka folur para gazetarëve rreth dyshimeve për manipulimin e provimit të jurisprudencës.
Në konferencën e organizuar nga AGK, ku u prezantuan raporti në lidhje me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve, Kryeprokurori i shtetit tha se për këtë dyshime tashmë kanë përfunduar hetimet.Lumëzi ka ftuar gazetarët që të mos shpifin e merren me deklarata të personave që janë dënuar për korrupsion duke iu referuar akuzave të ish-kreut të Gjykatës Kushtuese, Enver Hasani, raporton EO.
“E kemi një raport zyrtar të një institucioni të republikës se Kosovës prokuroi e shtetit e kanë hetuar këtë situatë kanë marrë një vendim që dosja e krye nuk ka qenë e manipuluar në asnjë mënyrë, ku duhet ta dini mediumin tuaj e ka thirr një njeri që është dënuar më aktgjykim dënues, dhe ditën e nesërme është thirr për dënimin tij por tema kryesore ka qenë kjo nuk është korrekte nga mediumet serioze një i dënuar qe ka qenë i dënuar për korrupsion në universitet dhe gjykatë”.“Unë e kam regjistrin ku e kam dhënë provimin e jurisprudencës, gazetarët kanë manipuluar me dokumentacionin që është në arkivin e Kosovës, dhe nuk dihet emri i personit që e ka dorëzuar dhe pranuar at dokumentacion”.
Newer Post
Sjelljet e një çifti të lumtur
COMMENTS