Zonat e epsheve te meshkujt

Zonat e epsheve te meshkujt

Cila pjesë e ditës është më e përshtatshmja për ushtrime

Shumica e femrave mendojnë që, meshkujt parapëlqejnë të preken intimet, por realisht kanë disa zona tepër sensuale të trupit të tyre ku parapëlqejnë të stimulohen. Ndër to, përmendim:

l. Qafa

Femrat pëlqejnë përkëdheljet dhe puthjet në pjesën e qafës. E njëjta gjë vlen edhe për burrat. Lëreni partneren tuaj t’ju përkëdhelë dhe efekti do jetë i menjëhershëm.

2. Flokët dhe koka

Duart e femrës, të cilat kalojnë nëpër flokë apo masazhimi i lehtë i skalpit të kokës, ka efekt tepër relaksues dhe tepër sensual para aktit seksual.

3. Veshët

Lëpirja e pjesës së prapme të veshëve apo edhe thjesht pëshpëritjet e ëmbla të partneres stimulojnë direkt mashkullin, transmeton Telegrafi.

4. Thithkat e gjoksit

Kjo zonë nuk vlen për të gjithë meshkujt. Disa prej tyre parapëlqejnë këtë lloj stimulimi, të tjerë nuk e durojnë aspak. Thjesht burrat duhet ta provojnë. Partnerja mund t’i lëpijë, madje edhe t’i kafshojë ato dhe të presë reagimin nga ana juaj. Nëse e parapëlqen, kjo është një tjetër zonë e nxehtë e juaja.

5. Gishtërinjtë

Nëse një femër thith fort gishtat tuaj, kjo është aq e pëlqyeshme sa seksi oral për mashkullin. Pra, futni gishtin e mesit në gojën e partneres dhe efekti do jetë tepër sensual.

6. Pjesa e prapme

Ndjesia absolute për meshkujt është kur janë të shtrirë barkas dhe partnerja qëndron sipër duke masazhuar, përkëdhelur apo duke lëpirë pjesën e prapme të trupit. Masazhimi dhe puthjet duhet të fillojnë që në pjesën e të ndenjurave deri tek pjesa e qafës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)