KËRKOHET RINUMËRIMI I VOTAVE NË PRISHTINË

KËRKOHET RINUMËRIMI I VOTAVE NË PRISHTINË

“Optika Frames” mundësi fantastike për sytë e shëndoshë (Foto)

Gazetari Adriatik Kelmendi ka propozuar rinumërimin e votave në kryeqytet, nëse diferenca ndërmjet Shpend Ahmetit të VV-së dhe Arban Abrashit të LDK-së në Prishtinë, edhe pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, rezulton të jetë më pak se 200 vota.

“Nëse edhe pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora diferenca ndërmjet të 2 kandidatëve është më pak se 200 vota – Prishtina duhet të shkojë në rinumërim”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.


Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është para kandidatit të LDK-së Arban Abrashi për vetëm 307 vota diferencë.

Ahmeti në balotazhin e së dielës në kryeqytet ka marrë 41 mijë e 403 vota, derisa Arban Abrashi 41 mijë e 96 vota.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)