PDK me zgjedhje të brendshme pas balotazhit

PDK me zgjedhje të brendshme pas balotazhit

Kosova, mundësi për invesime austriake

Shefi i përgjithshëm i shtabit zgjedhor të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar zgjedhje të brendshme në këtë parti pas rezultateve në zgjedhjet lokale.

Në Express të KTV-së, Tahiri ka thënë se PDK do të ketë reformë të brendshme me struktura të reja.

Megjithatë, ai ka mohuar të pranojë se një veprim i tillë ka nisur pas humbjes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku PDK nga 10 komuna në të cilat ishte në balotazh fitoi vetëm në katër.

Ajo tani në total do të udhëheqë me Ferizajn, Kaçanikun, Shtime, Drenas dhe Dragash. Në Dragash pritet numërimi i votave me kusht për t’u vendosur përfundimisht fituesi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)