Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur rreth dallimeve në vota në Prishtinë.
Ai ka thënë aktualisht se dallimi ndërmjet dy kandidatëve aktualisht në Prishtinë është 180 vota.
“Ahmeti është para Abrashit 180 vota. Gjithçka mund të ndodhë, janë votat me kusht që do të numërohen. Arban Abrashi po ec sigurt drejt frontit”, tha Zemaj në RTK, transmeton lajmi.net
“Elektorati ynë është më komod, voton aty ku t’i jepet mundësia, kjo është e para. Diferenca që është tejkaluar afro 6 mijë vota, dhe kjo na bën të shpresojmë”, theksoi deputeti i LDK-së.
Ai akuzoi PDK-në që nuk po e pranon humbjen, kurse theksoi se ka pritur nga Donika Kadaj-Bujupi që të jetë më pragmatike.
COMMENTS