Me 28 nëntor përurohet sheshi dhe shtatorja e Adem Jasharit në Lipjan

Me 28 nëntor përurohet sheshi dhe shtatorja e Adem Jasharit në Lipjan

Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje për trajtimin e ujërave të zeza në pellgun e Lumit Sitnica (Foto)

Më datë 28 nëntor, do të përurohet  sheshi dhe shtatorja e Adem Jasharit në Lipjan, njofton Ulpianapress.

Komuna e Lipjanit nëprjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare bënë me dije se me datën 28 nëntor me rastin e zbulimit të shtatores së komandatit Adem Jashari si dhe përurimit të sheshit i cili mbanë po të njejtin emër do të organizohet program festiv në shesh.

”Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit se me rastin e ceremonisë së zbulimit të shtatores së Komandantit legjendar Adem Jashari, përurimit të sheshit të Lipjanit dhe Ditës së Flamurit kombëtar, Komuna e Lipjanit nën patronatin e Kryetarit Imri Ahmeti me datën. 28 nëntor e (martë) 2017, në ora 12:00, organizon program festiv në sheshin, “Adem Jasahri”, në Lipjan”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

Image may contain: text

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)