Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje për trajtimin e ujërave të zeza në pellgun e Lumit Sitnica (Foto)

Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje për trajtimin e ujërave të zeza në pellgun e Lumit Sitnica (Foto)

Dy fshatra të Lipjanit bëhen me ndriçim publik (Video)

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë ditë së sotme në prani të Ambasadorit Francez në Kosovë Didier Chabert dhe Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me SICALA Haute-Loire, një autoritet ndër-komunal francez i komunave përgjatë lumit Loire, për realizimin e projektit për menagjimin e ujërave të zeza dhe pellgut të Lumit Sitnica.

Komuna e Lipjanit është komuna e parë që ka nënshkruar këtë marrëveshje me anë të së cilës parashihet që organizata SICALA do të merret me trajtimin detal të ujërave të zeza.
Kryetari Imri Ahmeti tha se Komuna e Lipjanit ndër prioritetet e saja e ka trajtimin e ujrave të zeza prandaj ka falenderuar Ambasaden Franceze për mbështetjn e ofruar në realizimin e këtij projekti.
Projekti bazohet në shkëmbimin e ekspertizës dhe kompetencave ndërmjet autoriteteve lokale dhe synon zhvillimin e një menaxhimi koherent dhe të bashkërenduar të pellgut te lumit Sitnica, në mes të komunave në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme të lumit Sitnica, bazuar në përvojën e menaxhimit të basenit lumor në Francë në përputhje me legjislacionin e BE-së.Image may contain: 10 people, people smiling, people standing and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)