Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

Abdixhiku: Çfarë trishtimi-për platformë negociuese me Serbinë, Kosova varet nga votat e vet Serbisë

Enver Sekiraqës, të akuzuarit për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, i është vazhduar paraburgimi
Enver Sekiraqa do të qëndrojë në paraburgim edh dy muaj, pasi kjo masë iu vazhdua atij nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimit Sekiraqës, e bëri të ditur për KALLXO.com avokatja e tij Kosovare Kelmendi.

“Po, ju ka vazhdu paraburgimi, i është vënë në kompetencë me vendos trupit gjykues të gjykatës së shkallës së parë. I është vazhdu për dy muaj tash prej gjykatës së shkallës së parë”, tha Kelmendi.

Avokatja tregoi se nuk është ankuar ndaj vendimit të gjykatës për vazhdim paraburgimi.

Jo nuk kemi bë ankesë”, tha avokatja Kelmendi.

Më 19 tetor Enver Sekiraqa ishte liruar nga paraburgimi, ndërsa atij i ishte caktuar arresti shtëpiak.

Por ende pa u bërë dy ditë me masën e re të sigurisë, Apeli vendosi ta kthejë në paraburgim Sekiraqën.

Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-tës tashmë është i dënuar dorasi Arben Berisha. Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim. Sekiraqa ishte vetëdorëzuar pas disa vitesh në EULEX.

Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

Në procesin e tij një varg personalitetesh VIP kishin dëshmuar për ngjarjet rreth Rizës dhe Sekiraqës.

Në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë” pak para dorëzimit në EULEX, Sekiraqa kishte përmendur disa prej strukturave të UÇK-së.

Prokurori i EULEX-it Andrew Carney në një intervistë për Emisionin “Drejtësia në Kosovë” e kishte quajtur Sekiraqën njeriun e fuqishëm të Prishtinës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)