Ylli i Realit i jep ultimatum Zidanit: Më aktivizo ose ika te City

Ylli i Realit i jep ultimatum Zidanit: Më aktivizo ose ika te City

Dikur, Serie A kishte mbrojtësit më të fortë në botë

Real Madridi nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim të sezonit në La Ligas.

Futbollisti i skuadrës, Marco Asensio ka paralajmëruar trajnerin, Zinedine Zidane se do të largohet nga klubi nëse nuk i jepet më shumë kohë.

21-vjeçari ka filluar vetëm katër ndeshje të La Ligës këtë sezon pavarësisht betejave të Los Blancos, dhe ka shënuar më shumë gola se Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema së bashku.

Zidane ende nuk ka besim të mjaftueshëm në Asensio për ta filluar me të çdo javë, dhe kjo ka detyruar mesfushorin të kthehet te presidenti i klubit Florentino Perez në një përpjekje për të kërkuar më shumë minuta në fushë.

Nëse situata e tij nuk ndryshon, Asensio ka treguar se do të ishte i gatshëm të bënte një lëvizje të madhe në Manchester City për të punuar me Pep Guardiola, sipas Diario Gol.

Bosi i Cityt është një admirues i madh i Asesnsio dhe mund t’i ofrojë atij futboll të rregullt. /IndeksOnline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)