Ministri Kujtim Gashi ia jep një lajm të madh Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Ministri Kujtim Gashi ia jep një lajm të madh Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

AAK feston fitoren në Istog

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë për të inspektuar investimet që po bën MKRS-ja në sallën e vogël. Investimet e reja për shtimin e numrit të ulëseve bëhen përmes një kontrate e cila ka vlerën e rreth 170 mijë eurove.

Ministri Gashi pa nga afër punimet që po bëhen në këtë palestër e cila po furnizohet me ulëse të reja teleskopike dhe po rregullohen ulëset ekzistuese për të plotësuar standardet që ka kërkuar FIBA me shtimin e 2818 ulëseve në sallë.

Ministri e vlerësoi cilësinë dhe dinamikën e punës që po bëhet në këtë objekt sportiv dhe u zotua se salla do të jetë e gatshme për ndeshjet e Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll në mënyrë të Kosova të zhvillojë kualifikimet për “Kina 2019” brenda vendit.

“Vizitova sot Pallatin e Rinisë dhe Sportit për të shprehur mbështetjen e Ministrisë dhe Qeverisë se infrastruktura sportive në vendin tonë do të përmirësohet e plotësohet ashtu që sportistët tonë të kenë hapësirat e mjaftueshme dhe të standardeve evropiane e botërore për të kryer aktivitetet e tyre sportive”, tha ministri.

“Ministria bashkë me palët e përfshira jemi angazhuar dhe kemi punuar me përkushtim maksimal që salla e vogël e Pallatit të Rinisë dhe Sportit të jetë e gatshme për ndeshjet e Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll. Punimet janë zhvilluar sipas afatit së planifikuar me një dinamikë të shtuar. Mbetet të them që salla do të jetë e gatshme për lojë sipas kritereve të parapara nga FIBA-s dhe sportistët dhe sportdashësit në Kosovë do të kenë mundësi të shohin lojërat e Përfaqësueses dhe klubeve tona në hapësira moderne”, u shpreh ministri Gashi.

Ndeshja e parë në sallën me ulëset e shtuara do të zhvillohet me ballafaqimin e Kosovës në basketboll kundër Lituanisë më 24 tetor në ora 19:00 në kuadër të grupit C në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)