Thaçi takohet me shefen e shtetit të Kanadasë, Julie Payette

Thaçi takohet me shefen e shtetit të Kanadasë, Julie Payette

Osmani në Lipjan: Ku të mos fitoj LDK-ja, kur ka njerëz si Imri Ahmeti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdoje agjendën e takimeve në kryeqytetin kanadez, Otavë.

Presidenca ka konfirmuar se Thaçi gjatë ditës do të pritet me nderime të larta nga homologia e tij, Julie Payette, shefen e shtetit e cila është edhe Komandante e Forcave të Armatosura të Kanadasë.

Paradite, presidenti Thaçi do të takoje deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kanadez, ku do të flas për të arriturat e Kosovës në një dekadë si shtet dhe për zhvillimet në Evropën Juglindore.

Ky shkëmbim ndërmjet presidentit dhe anëtarëve te Komisionit për Politikë të Jashtme, do të transmetohet l drejtpërdrejt edhe në kanalin publik të Parlamentit.

Presidenca ka konfirmuar se Thaçi sot nënshkruan edhe deklaratën e qëllimit qe i paraprinë marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)