E zbulon Stavileci: Kjo është arsyeja pse PDK mbajti zgjedhje të brendshme

E zbulon Stavileci: Kjo është arsyeja pse PDK mbajti zgjedhje të brendshme

Alarm në Serbi, ndalohet importi i mishit nga Hungaria për shkak të mortajës afrikane

Zgjedhjet e brendshme janë cikël i rregullt zgjedhor e jo si arsye e rezultatit të zgjedhjeve lokale. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, thotë se arritën ta ruajnë votën ku u konfirmuan në disa komuna, por ka edhe komuna me të cilat nuk janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.Stavileci për KosovaPress tha se më 29 korrik të këtij viti kanë vendosur që të ketë zgjedhje të brendshme në PDK, andaj nuk lidhen me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Ky proces i zgjedhjeve të brendshme, sipas tij, do të sjellë ndryshime dhe sjellje të figurave të reja, sepse këtë PDK e ka dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit lokale ku pati shumë figura të reja si kandidat për kryetar të komunave ashtu edhe kandidat për asamble komunale.

Stavileci: Zgjedhjet në PDK janë të rregullta, vendimi u mor më 29 korrik“Ashtu siç parashihet edhe në rregulloret tona të brendshme edhe në statutin e partisë, ky është një cikël i rregullt, i cili ka përfunduar para katër viteve, pastaj ka nisur një tjetër pas kësaj periudhe dhe tash përsëri jemi në prag të nisjes se një cikël të ri zgjedhor. Pra, një cikël të rregullt zgjedhor i zgjedhjeve të brendshme në të gjitha degët e PDK-së, ku ashtu sikurse tash së fundi në listat zgjedhore të këtyre zgjedhjeve lokale, besojmë se shumë njerëz, burra, gra, të rinj dhe të reja të profileve të ndryshme me personalitete të dalluara, me histori të veçuara të gjërave të mira të cilat i kanë bërë në sferat prej nga ata vijnë, do të kontribuojnë shumë edhe në zhvillimin e mëtejmë të PDK-së”, tha Stavileci.Stavileci nuk e lidh procesin e brendshëm zgjedhor me rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku PDK humbi disa komuna që udhëhiqte.

Stavileci: Rezultatet e zgjedhjeve s’ndikuan të shpallim zgjedhje në PDK“Jo, për shkak se edhe nëse i marrim të gjitha këto takime të cilat unë i përmenda, edhe nëse i referohemi të gjitha deklaratave të cilat i ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ne kemi ditur se ky do të jetë vit zgjedhor edhe sa i takon zgjedhjeve në dy nivele, pra nivelin qendror dhe atë lokal, por edhe sa i takon zgjedhjeve të brendshme në partinë tonë. Ky vendim pra është zyrtarisht është marrë në njërën nga mbledhjet e Këshillit Drejtues të partisë, është diskutuar edhe në kryesi”, tha ai.

Stavileci thotë se arritën ta ruajnë votën dhe të konfirmohen në disa komuna, derisa presin edhe në dy tjera, Prizren dhe Rahovec ku janë duke humbur, që pas numërimit të votave me kusht dhe korrektimit të disa parregullsive, të ruajnë udhëheqjen e tyre.

Stavileci: Arritëm ta ruajmë votën dhe të konfirmohemi në disa komuna“Në zgjedhjet që kaluam para dy ditësh në kemi qenë në balotazh në dhjetë komuna, në shtatë prej tyre kemi prirë si të parat dhe në tri kemi qenë të renditur si të dytët. Edhe për kundër asaj se shumë parti janë bërë bashkë me koalicione të ndryshme qoftë zyrtare qoftë jo zyrtare kundër PDK-së, ne kemi arritur ta ruajmë votën, që të konfirmohemi në një numër të komunave. Po ashtu presim edhe në dy komuna, pra që ne presim që aty rezultati të ndryshoj në dobi të PDK-së, pra Prizreni dhe Rahoveci, sepse janë evidentuar dhe kemi denoncuar parregullsi të shumta dhe të rënda në shumë qendra të votimit dhe vendvotime për të cilat kemi fakte dhe dëshmi që janë adresuar në PZAP dhe prokurori”, tha ai.

Megjithatë, me një numër të komunave, Stavileci thotë se PDK nuk është e kënaqur dhe se ka vend për vetëkritikë. Madje, ai theksoi se do të jenë edhe më vetëkritik se sa do të donin të ishin, pasi kritika edhe prirja për t’u transformuar janë vlera të PDK-së.Stavileci: Me disa komuna jemi të kënaqur, me disa jo“Natyrisht që ka komuna që ne nuk jemi të kënaqur. Ka komuna që ndoshta edhe pse rezultati është pozitiv përsëri mendojmë që ka hapësirë për t’u përmirësuar gjërat. Prandaj ne nuk i shohim këto procese të shkëputura, mendojmë që të tria hyjnë në një pako në të cilën PDK i vlerëson rezultatet, ku për disa vende shpreh kënaqësinë e saj me rezultatin, por edhe për disa shpreh pakënaqësinë apo më mirë të themi një analizë dhe reflektim i cili domosdoshmërisht duhet ta ketë epilogun e saj me ndryshime dhe reforma cilësore të cilat PDK-në do ta shpijnë edhe më tutje”, u shpreh Stavileci.

Në balotazhin e 19 nëntorit, PDK nga dhjetë komuna ku ishte në balotazh, arriti të fitojë vetëm në Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Dragash, edhe pse kjo e fundit ka dallim të vogël në vota që mund të rikthehet pas votave me kusht dhe atyre me postë. Derisa, nuk arriti ta mbajë Klinën, Vushtrrinë, Rahovecin, Prizrenin, e as ta rikthejë Mitrovicën. Ndërsa, Prizrenin dhe Rahovecin, PDK ende po mban shpresa se do ta udhëheqë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)