Jenner rrëzon nga froni Giselen si modelja më e paguar në botë

Jenner rrëzon nga froni Giselen si modelja më e paguar në botë

Arbana dhe Xhemi ‘kapen në flagrancë’, më keq se meshkujt shqiptarë

Kendall Jenner ka rrëzuar nga pozita e parë Gisele Bundschen si modelja më e paguar në botë.

Modelja braziliane për 15 vjet me radhë mbajti pozitën e parë si modelja më e paguar në botë, por tani këtë pozitë do ta mbajë Jenner e cila në 12 muajt e fundit ka fituar 22 milionë dollarë.

Bukuroshja 22-vjeçare i prin listës së “Forbes” dhe dyfishoi të ardhurat e saj, pasi në vitin 2016 ajo fitoi vetëm 10 milionë dollarë.

Gisele, 37-vjeçare, pozicionohet në vendin e dytë me 17.5 milionë dollarë të fituara, transmeton Koha.net.

Në pozitën e tretë është Chrissy Teigen, e cila për 12 muaj ka fituar 13.5 milionë dollarë.

Top-pesëshen e mbyllin motrat e famshme Hadid. Gigi ka realizuar 9.5 milionë fitime, derisa otra e saj Bella ka siguruar 6 milionë dollarë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)