Zyra e BE-së uron zv/kryeministrin Gashi, kërkon punë dhe transparencë

Zyra e BE-së uron zv/kryeministrin Gashi, kërkon punë dhe transparencë

Avokati Berisha porosit Thaçin: Lexoje nenin 124 (Tradhtia ndaj vendit)

Në vazhdën e mbështetjeve për detyrat e reja zëvendëskryeministri njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi ka pranuar urimet e shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova.
Shefja e BE-së thekson rolin që ka Diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe rëndësinë e investimeve strategjike duke kërkuar transparencë maksimale gjatë këtij procesi.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Gashi siguron Shefen e BE-së në Kosovë se ky proces do të ketë transparencë maksimale.

“Jemi të vetëdijshëm se Investimet kanë munguar në Kosovë për shkak të, madje dhe mungesës së transparencës bashkë me burokracinë e vendimet e gabuara politike. Në rastin tonë ju siguroj Apostolova se procesi i Investimeve Strategjike do të jetë transparentë dhe në çdo hap do të përfshihet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Partnerët tanë Ndërkombëtar”, ka thënë Gashi./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)