LDK kërkon burg për manipuluesit e Vetëvendosjes

LDK kërkon burg për manipuluesit e Vetëvendosjes

ZYRTARE: Safet Hajrullahu emërohet drejtori i përgjithshëm i KF Ulpianës

Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sokol Havolli, ka thënë se nëse parregullsitë në këtë proces zgjedhor janë të qëllimshme, atëherë dikush duhet të përballet me drejtësinë dhe të gjendet përgjegjësi.
Në Info Magazine të Klan Kosova, Havolli tutje ka deklaruar se rinumërimi i votave, kërkesë kjo që vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk cenon demokracinë por sipas tyre, rikonfirmon fituesin.

”Parregullësitë, duhet të shiqohen nëse janë të qëllimshme, sepse nëse janë të qëllimshme këto manipulime votash, atëherë dikush duhet të shkojë në burg”.

”Atëherë, le ta përsërisim numërimin, nuk cenon demokracinë, e rikonfirmon fituesin”.”Në ditën e zgjedhjeve kemi pasur shkelje ndaj LDK-së, nga Vetëvendosje. Këtu specifikoj edhe rastin të cilin e raportoi edhe Klan Kosova”.

”Ndalohet mbështetja në çfarëdo forme e votuesve. Di dhjetëra raste, e mijëra raste, ku shkelet edhe ligji i të dhënave personale, ku dërgohet sms në emër të organizatave. Ka sms që kërkohet nga votuesit dilni e votoni se na duhen edhe 1500 vota për të fituar Shpend Ahmeti”.

”Kërkesa e LDK-së është shumë e thjeshtë, me e vendosë votën e qytetarit, aty ku e ka vendos qytetari vet. Presim përmbysje të rezultatit dhe konfirmimin e Arban Abrashit kryetar të Prishtinës”, ka përfunduar Havolli.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)