Tori ia ka dalë të jetë fituesi i një gare të çuditshme, që u zhvillua në një qendër tregtare në Japoni.
Së bashku me pesë garues të tjerë, ai është dashur të kalonte nëpër disa shkallë ekstrem të rrëshqitshme, për të arritur deri te thesari që ndodhej lartë.
Më poshtë mund të shihni përpjekjet e tyre qesharake, ndërsa bien me shpejtësi te poshtë, pasi rrëzohen dhe marrin me vete edhe të tjerat.
“Shkallët rrëshqitëse”, quhet kjo lojë, që nuk është parë të jetë luajtur më herët, megjithëse japonezët njihen për lojëra shumë kreative.
Ky aktivitet i realizuar nën kujdesin e profesionistëve, nuk rekomandohet të provohet në asnjë situatë tjetër. /Telegrafi/
COMMENTS