Mosdija apo manipulimi i qëllimshëm i deputetes së VV-së

Mosdija apo manipulimi i qëllimshëm i deputetes së VV-së

Diskutohet skema e granteve të programit DEMOS (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës po kërkojnë rinumërim të votave në Prizren, Prishtinë, Dragash dhe Rahovec.

Por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina po thotë se këto dy parti po kërkojnë rivotim e jo rinumërim.

Në një postim në facebook ajo ka shkruar se PDK-ja këtë po bënë me gjuhë kërcënuese, kurse LDK-ja me stilin viktimizues.

“PDK në stilin që e njohim të gjithë urdhërues e kërcënues, i kërkon organizatave përgjegjëse për procesin zgjedhor si KQZ-së dhe PZAP-së që të marrin vendim për rivotim në Prizren ( pra ju tregojnë çka duan dhe ju kërkojnë ta bëjnë atë), njëjtë LDK në stilin e saj të viktimizues e kërkon të njëjtën”, ka shkruar në facebook Pantina.

Ajo i ka bërë thirrje që të mos i merr për bazë kërkesat e dy partive kryesore në vend.

“Unë i bëj thirrje edhe KQZ-së dhe PZAP-së të bëhen të shurdhra ndaj deklarimeve të partive politike dhe vetëm të shqyrtojnë secilën ankesë të bazuar pa dalim kush e benë ankesën, dhe të jenë të pa anshme e profesionale me rastin e marrjes së vendimit i cili duhet të bazohet vetëm në ligj”, ka thënë Pantina.

“E PDK e LDK duhet të mësohen që humbjen ta pranojnë me dinjitet, kjo do ju ndodhë çdo pal zgjedhje tani e tutje!”, përfundon postimi i Shqipe Pantinës në facebook.

Ndryshe, Lutfi Haziri nga LDK dhe Blerand Stavileci nga PDK, në televizionin publik kërkuan nga KQZ-ja rinumërim të votave, përndryshe ata thanë se nuk do t’i njohin rezultatet. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)