Dyshime se Serbia falsifikoi letrën e revokimit të njohjes nga Guineja-Bisau

Dyshime se Serbia falsifikoi letrën e revokimit të njohjes nga Guineja-Bisau

RDK e Lipjanit i bashkohet aksionit ‘Ta Pastrojmë Kosovën’

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka hedhur poshtë deklaratën e sotme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se shteti i Guineja-Bisaut gjoja ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kryediplomati serb ka thënë se është informuar sot nga kryeministri i Guineja-Bisaut se vendi i tij e ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ndërkaq mediat serbe kanë publikuar edhe një letër që, sipas tyre, MPJ e Guineja-Bisaut i ka dërguar MPJ’së së Serbisë.

E, MPJ e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media në mbrëmjen e së martës, duke thënë se “ri-konfirmon frymën e marrëdhënieve të mira në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Guinesë dhe i referohet vetëm komunikimit zyrtar në mes dy vendeve, respektivisht Notës Verbale të njohjes nga ky shtet të datës 11 janar, 2011”.

MPJ po ashtu ka thënë se “nga takimet e nivelit të lartë, që ka zhvilluar me përfaqësues të këtij vendi është pajtuar në parim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve, me qëllim të fuqizimit dhe zgjerimit të mëtejme të këtyre marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve”.

Republika e Guineja-Bisaut ka votuar edhe pro anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, ka theksuar MPJ në komunikatë.

Ndërkohë, burime të besueshme të Gazetës Express kanë hedhur dyshime serioze dhe të arsyeshme rreth letrës që gjoja Guineja-Bisau i ka dërguar Serbisë, në lidhje me, siç pretendohet, tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, mund të vërehet se emri i saktë i Serbisë është shkruar gabimisht në dokumentin e publikuar nga mediat serbe, ndërkaq, në paragrafin e fundit, letra që gjoja i është dërguar Serbisë shpreh përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe i dërgon konsideratat më të larta kësaj të fundit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Serbia po përdor çdo mjet, duke përfshirë para, nëpërmjet një buxheti të menaxhuar nga Daçiq, për të falsifikuar dokumente në emër të shteteve tjera, dhe se kjo thuhet të jetë pjesë e një strategjie propaganduese të Serbisë, para shënimit të vitit jubile të 10 vjetorit të pavarësisë, dhe nuk përjashtohen edhe veprime tjera taktike. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)