Të ndërtosh një shtëpi, përveç parave, kërkon edhe një angazhim dhe një kohë të gjatë deri në përfundim. Të paktën shqiptarët këtë gjë e kanë vuajtur ndër vite.
Por një kompani në Itali kërkon të revolucionarizojë ndërtimin e shtëpive dhe është e specializuar në ndërtimin e një banese në vetëm 6 orë, transmeton tch.
Mjaftojnë vetëm 3 persona dhe materiali, i cili është gjysmë i gatshëm dhe shtëpia është gati brenda 6 orëve.
Këto banesa, për të cilat thuhet se janë rezistente edhe ndaj tërmeteve, kushtojnë duke nisur nga 25 mijë paund, në varësi të madhësisë.
COMMENTS