Kryeministri: Një ditë rinia do të pyes ‘pse nuk bashkohemi me Shqipërinë?’

Kryeministri: Një ditë rinia do të pyes ‘pse nuk bashkohemi me Shqipërinë?’

Haradinaj thotë se premtimet për ndriçimin e vdekjes së Astrit Deharit do të kthehen në veprime konkrete

Kryeministri Ramush Haradinaj është ankuar në Bashkimin Evropian, për sjelljen e unionit ndaj Republikës së Kosovës në raport me integrimet evropiane.

Haradinaj, në një intervistë për Klan Kosovës, ka thënë se Bashkimi Evropian “duhet t’i caktoj afat Kosovës” për cështjen e liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit për anëtarësim.

“Bashkimi Evropian duhet t’i caktoj disa afate për Kosovën për liberalizimin e vizave dhe për statusin e vendit anëtarësues”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kjo sjellje e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës “me të drejtë” do ta bëjë rininë që t’ia shtrojnë një pyetje vetes.

” Një ditë rinia do të pyes ‘pse nuk bashkohemi me Shqipërinë?’”, ka thënë ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)