Çifti bashkëshortor që janë filmuar tinëzisht duke hedhur gruan 88-vjeçe në shtrat sikur të ishte “thes me papate”, janë arrestuar dhe dënuar me gjashtë muaj burgim.
Viorel Constantin 28-vjeç është filmuar duke ia kapur hundën viktimës së moshuar, të cilës më pas ia sjell kokën sikur të ishte kukull, transmeton Telegrafi.
Derisa bashkëshortja e tij Cristina-Alexandra Constantin 26-vjeçe, shihet duke qëndruar e qetë dhe në një moment qesh me veprimet e bashkëshortit, edhe pse që të dy ishin punësuar të kujdesen për të moshuarën nga familjarët e saj.
Por, gjykata e Kembrixhit ua shqiptoj dënimin e merituar, kur pa pamjet të cilat i kishte filmuar tinëzisht djali i viktimës.
Ai fillimisht dyshonte se personat që i paguante që të kujdesen për nënën e tij nuk po e pastronin siç duhet, veprim ky që e detyroi të instaloj kamera të fshehta në dhomën e saj të gjumit.
Dhe dyshimet e tij dolën të jenë të vërteta dhe si rezultat i këtij veprimi dyshja u dënuan me gjashtë muaj burgim. /Telegrafi/
COMMENTS