ZYRTARE: Short i pabesueshëm, Kosova kundër Serbisë!

ZYRTARE: Short i pabesueshëm, Kosova kundër Serbisë!

Unitedi e Arsenali ndajnë pikët

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra të martën ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për botërorin e vitit tjetër.

Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar Kosovën në Grupin 5 ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Serbia e Sllovakia.

Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në botërorin që mbahet në Hungari në korrik të vitit tjetër.

Ndeshjet kualifikuese luhen prej 23 deri më 25 mars të vitit të ardhshëm.
Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar se në kualifikime paraqiten 26 përfaqësuese evropiane që garojnë për nëntë vende. Janë të ndara në shtatë grupe. Prej grupeve një e dy kualifikohen nga dy përfaqësuese, ndërsa në pesë grupet tjera vetëm nga një.

Direkt kualifikohen Franca, Rusia e Danimarka që zunë tri vendet e para në evropianin U-19 të vitit të kaluar, dhe Hungaria si organizatore e botërorit. Në botëror do të garojnë gjithsej 24 përfaqësuese, prej tyre 13 të Evropës.

Me short është vendosur edhe për vendet që i organizojnë turnetë kualifikues. Për grupin e Kosovës e drejta fillimisht i shkoi Sllovakisë, por pasi ky vend ka organizuar turne për evropianin U-19, e drejta iu bart Serbisë. Nëse Serbia heq dorë atëherë të drejtën e ka Norvegjia e krejt në fund, sipas shortit, Kosova.

EHF-ja pritet të dal me ndonjë vendim për përballjet e Kosovës me Serbinë, që vlerësohen të natyrës së ndjeshme. Ka pasur një përballje Kosovë – Serbi në të kaluarën, pikërisht në hendbollin e femrave.

Në kuadër të kualifikimeve për evropianin U-19 të vitit 2015, Kosova e Serbia ishin në Grupin 3, së bashku me Sllovakinë e Rumaninë. Ndeshjet ishin luajtur në Roman të Rumanisë në prill të vitit 2015. Kosova I kishte humbur me rezultat të lartë të tri ndeshjet.

Ndaj Serbisë kishte pësuar me rezultatin 40:12. Por në dy vitet e fundit ekipet përfaqësuese të femrave janë ngritur ndjeshëm dhe në marsin e vitit tjetër priten rezultate më të mira dhe paraqitje më të mira.

Në Rumani ndeshjet ishin luajtur me flamur të EHF-së. Kosova u përball me përfaqësuese të tri vendeve që nuk e njihnin shtetin e Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)