Ymeri për vendimin e PZAP-së: Po tentohet grusht shtet ndaj qytetarëve

Ymeri për vendimin e PZAP-së: Po tentohet grusht shtet ndaj qytetarëve

Ymeri thotë se Kadri Veseli po shpërfill gjyqin e nuk po arrestohet

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vendimi i PZAP-së për rinumërim të votave në Prishtinë dhe Prizren dhe ai i KQZ-së për mos numërim të votave me kusht dhe me postë në këto dy komuna është puç ndaj qytetarëve.

Kjo parti ka thënë se ky vendim është i kundërligjshëm.

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri të enjten në një konferencë për media ka thënë se këtë gjë e kanë bërë klika siç ka thënë ai e bërë bashkë, PDK-LDK –AAK.

“Ky është një grusht shtet ndaj qytetarëve. Vetëvendosje nuk do të ndalet dhe do të mbrojë vullnetin e qytetarëve ndaj kësaj klike që janë bërë bashkë”, ka thënë Ymeri, njofton lajmi.net.

Kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili në bazë të rezultateve preliminare ka dalë fitues, ka thënë se në këtë qytet nuk ka pasur asnjë parregullsi.

“Në Prizren ka qenë një deklaratë e brishtë për parregullsi, dhe këtë nuk e kanë marrë parasysh as PZAP. Ky është një vendim politik”, është shprehur ai.

Ndërsa, Shpend Ahmeti cili po ashtu ka dalë fitues në Prishtinë nga rezultatet preliminare, i pyetur se pse po frikësohen nga rinumërimi, ka thënë se po kërkojnë numërimin e të gjitha votave.

Ai ka thënë se duhet pyetur KQZ-në se përse nuk u ndal numërimi i votave me kusht dhe me postë në Prishtinë.

PZAP ka marrë vendim që të rinumërohen të gjitha votat në Prishtinë e Prizren dhe pjesërisht në Istog, Dragash e Rahovec./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)