UEFA e përjashton Milanin nga garat evropiane?

UEFA e përjashton Milanin nga garat evropiane?

Nuk do ta besoni kush ka realizuar tatuazh të Messit

Milan rrezikon të përjashtohet nga garat evropiane.

Skuadra rossonere, mund të mbesë jashtë garave evropiane, shkaku i mos respektimit të fair play financiar të vendosur të UEFA.

Është kreu i UEFA-s që ka bërë të ditur se Milan nuk ka bindur rreth paraqitjes së se vlerave për shpenzimet e bëra në verën e kaluar.

Milan dhe PSG, janë dy nga skuadrat që kanë investuar më së shumti miliona në tregun e transferimeve verën e fundit për afrimin e lojtarëve.

“Milani më shqetëson. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, për në këtë moment gjithçka është e mundur”, ka deklaruar Alexander Ceferin, presidenti i UEFA-s, kur është pyetur nëse skuadra italiane mund të largohet nga garat evropiane.

Të njëjtën gjë kreu i UEFA-s nuk e ka thënë për PSG, që theu rekordet në transferime duke i paguar 222 milionë euro Barcelonës për Neymar.

“PSG mund të vazhdojë lirisht”, ka thënë Ceferin./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)