LDK: Votat me postë janë të manipuluara, kërkojmë hetimin e tyre

LDK: Votat me postë janë të manipuluara, kërkojmë hetimin e tyre

Rrustemi flet për ndërtimin e banesave: Nuk duhet të lejojmë që Lipjani të bëhet Fushë Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa thotë se subjekti që ai përfaqëson e mirëpret vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që Prishtina e Prizreni të shkojnë në rinumërim.
Por ky subjekt thotë se votat me post janë të manipuluara duke kërkuar hetimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

“ Ne e mirëpresim vendimin e PZAP-it me të cilin janë aprovuar ankesat tona. Mendojmë se është i drejtë vendimi i panelit për komunën e Prishtinës dhe Prizrenit sepse me këtë vetëm sa do të legjitimohet ky proces. Kemi kërkuar që të bëhet edhe vlerësimi i votave të pavlefshme dhe votave që kanë hyrë si fletë të bardha në kuti”“

Sipas informatave tona në të gjitha komunat që ishin në balotazh janë 2 mijë e 200 vota me postë dhe për Istog kanë ardhur rreth 62 për qind vota me postë. Sa i përket kësaj fitorja është e Haki Rugovës sepse ka një diferencë të mirë të realizuar në balotzh.

Ne kërkojmë që këto vota të hetohen. Ne kemi dosjet nga Istogu dhe kemi të dhëna se si është manipuluar ky proces ne poashtu do të kompletojmë lëndën”, tha Mustafa.

Në anën tjetër nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se është shqetësuese rikthimi i fenomenit të votës nga persona të vdekur.

“ Është shqetësuese rikthimi i fenomentit të votuesve të vdekur dhe të atyre që kanë abstenuar. Istogu nuk mund të merret me këtë fenomen. Ky fenomen e njollos thellësisht procesin e bardhë që u realizua. Edhe Dragashi ka të njejtën që votat me postë kanë qenë të maipuluara. Në të gjitha këto raste PZAP-i ka vendosur si duhet dhe besoj që legjitimiteti i Haki Rugovës do të konfirmohet shumë shpejt nga organet kushtetuese”

Florian Dushi nga LDK thotë se kanë prova për çdo ankesë të tyre. “Kemi gjetur dhjetra persona të vdekur e persona që kanë aplikuar të votojnë me post në emër të tyre. Pjestarë të komunuteteve pakicë që në emër të tyre është votuar nga Mali i Zi dhe Serbia. Ne do të i’a ofrojmë PZAP-it provat për të parë që procesi i votimit ka qenë i manipuluar në Istog dhe duhet të anulohet”, tha Dushi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)