GJYQTARI I PREFERUAR I GRABOVCIT VENDOSI PËR RINUMËRIMIN E VOTAVE

GJYQTARI I PREFERUAR I GRABOVCIT VENDOSI PËR RINUMËRIMIN E VOTAVE

Skandal në Itali/ Edukatorja godet me pantofla fëmijën (Video)

Njeriu më i afërt i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hasan Shala ka nënshkruar sot vendimin që rezultatet e komunës së Prishtinës dhe Prizrenit të kthehen në pikën zero. Shala në të njëjtën kohë është edhe në krye të Gjykatës së Apelit.

Mirëpo Shala në krye të Gjykatës së Apelit erdhi me rekomandimin e ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

Insajderi gjatë vitit të kaluar në serinë e shkrimeve “Dosja e Shefave” kishte shkruar për ardhjen e tij në krye të Gjykatës së Apelit.

Në dhjetor të vitit 2011, Grabovci, pranoi një telefonatë nga avokati dhe miku i tij, Idriz Ibraj. Ai i sugjeronte Grabovcit që të mbështesë kandidaturën e një personi të quajtur Hasan, për një detyrë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Sipas Ibrajt, me këtë lëvizje, Partia Demokratike e Kosovës do të kishte një njëri të besuar “qeknena” duke iu referuar rajonit të Dukagjinit.

“E pash n’gazetë qaty, për ni anëtar t’Këshillit gjyqësor, … prej Dukagjini… N’gazetë ish kanë, n’Kosova Sot. Ish Sali Meka edhe … a ish ba Hasanin me shti qatu”, e pyet Ibraj Grabovcin?

“E kishin propozu, ish n’gazetë t’sodit, n’Kosovë… n’Kosova Sot. Ish propozu Sali Mekaj prej Dukagjinit edhe prej Gjyaktës t’Qarkut se po u dufke me kanë ni kshilltar i Gjykatës t’Qarkut”, thotë ai.

“Hajt kqyr, meno, meno kush e ka propozu edhe tregom kon me propozu”, i përgjigjet Grabovci.

“Kqyr qysh shkojnë ato procedura e m’tregon t’lutëm”, e porosit Grabovci.

“Se qind për qind për Hasanin jom”, zotohet ai.

Hasan Shala është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988.

Provimin e Jurisprudencës e kreu dy vjet më vonë, pasi mbaroi praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Pejë.

Në vitin 1999 u emërua gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Një vit më vonë, u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale, po ashtu në Pejë. Pasi ushtroi 5 vjet këtë detyrë, në vitin 2005 u bë gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Biseda mes Grabovcit e Ibraj është pjese e Dosjes së Shefave, një seri përgjimesh të publikuar nga Insajderi në vitin 2016, përmes së cilave argumentohet se si PDK ka ndikuar në emërimin e njerëzve të afërt me këtë parti në poste të rëndësishme të institucioneve publike.

Rinumërimin e votave e kanë kundërshtaur anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtur, argatë të ShIK-ut.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka reaguar ashpër pas vendimit të PZAP-it për rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë e Prizren.

Në Facebook, Sejdiu është shprehur tejet i sigurt se pavarësisht rinumërimit VV do të dal fituese.

“O argat të SHIK-ut keni humb edhe keni me humb”, ka shkruar ai.

Rinumërimin e votave po ashtu e ka kundërshtuar edhe Demokracia në Vperim (DnV).

“Pavarësisht asaj që disa vende praktikojnë rinumërimin në rast të diferencës së ngushtë të rezultateve, një praktikë të tillë nuk e parasheh legjislacioni i Kosovës. Vendimet pa bazë të mjaftueshme mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve, të cilat nga të gjithë akterët u cilësua si ndër proceset më të mira zgjedhore në Kosovë”, thuhet në një njoftim të DnV-së/Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)