MUSTAFA: KEMI FAKTE PËR MANIPULIM TË VOTAVE NË ISTOG

MUSTAFA: KEMI FAKTE PËR MANIPULIM TË VOTAVE NË ISTOG

Mustafa: Rezultatet e Qeverisë që kam udhëhequr, sot u shpallen të suksesshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka përmbysje të rezultatit në balotazhin në komunën e Istogut.

Haki Rugova, kandidati i LDK-së, printe pas numërimit të 100 për qind të votave, por pas numërimit të votave me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta, ai ka mbetur 671 vota prapa Gani Dreshajt të AAK-së.

Megjithatë, kjo është mohuar nga Msutafa që thotë se LDK ka fakte se në votat me kusht ka edhe vota të njerëzve të vdekur. Ka thënë se faktet që ka LDK-ja do t’ia ofrojë PZAP-it dhe Prokurorisë.

“Haki Rugova është Kryetar i Istogut. Kemi argument të mjaftueshme për keqpërdorime që janë bërë me votat me postë për Istogun. Kanë votuar njerëzit e vdekur, i kemi fotot e varrezave të tyre, vëzhguesit kanë vërtetuar pliko të njëjta për të gjitha postimet, printer të njëjtë dhe letër të njëjtë. Janë falsifikuar identitetet e votuesve. Këto fakte do t’ia ofrojmë PZAP-it dhe Prokurorisë së shtetit. Prandaj mos u mashtroni se ka fituar Gani Dreshaj”, ka shkruar ai në Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)