Para dënimit të kriminelit Ratko Mlladiç për akuzat për krime lufte në Bosnje, u shfaq një film i ri hollywoodian.
Filmi flet saktësisht për periudhën e fshehjes së kasapit të Ballkanit, i cili tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e bërë ndaj popullatës civile myslimane në shtetin boshnjak.
Regjinë e filmit e ka bërë Brad Silberling ndërsa nëp rolin kryesor është shfaqur fituesi i çmimit Oscar, Ben Kingsley.
Filmi është xhiruar në Beograd, dhe në të, përveç të huajve, gjithashtu luajnë edhe aktor serb. Përveç kriminelit Mlladiç, ne kemi mundësi ta shohim një vajzë të re që punon për gjeneralin famëkeq dhe që të dy kanë një lloj marrëdhënie ndërpersonale gjatë fshehjes.
Kjo nuk është hera e parë që shfaqet një film për gjenocidin në Sarajevë pasi që edhe në të kaluarën industria amerikane e filmit ka sjell projekte të tilla.
Kujtojmë se edhe Angelina Jolie kishte sjell filmin “Në tokën e gjakut dhe mjaltit”, i cili u shfaq gjatë kohës që po gjykohej krimineli tjetër serb, Radovan Karaxhiç.
Edhe filmi “Gjuetia”, ku luan Richard Gere dhe Terrence Howard, flet rreth kërkimit të një krimineli serb, i cili ka nofkën “Dhelpra”.
Ndryshe, kritikët amerikan besojnë se ky film është më i përsosuri për temën e luftës në Bosnje. /Telegrafi/
COMMENTS