Milani kalon tutje në Ligën e Evropës pasi shkatërroi Austria Viennan (Foto/Video)

Milani kalon tutje në Ligën e Evropës pasi shkatërroi Austria Viennan (Foto/Video)

10 derbit e futbollit që nuk duhen humbur

Milani ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Austria Viennas, fitore kjo që ia siguron kualifikimin tutje në Ligën e Evropës.

Rossonerët kanë siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Evropës pasi kanë 11 pikë nga pesë ndeshje të vlefshme në Grupin D.

Skuadra e Vincenco Montellas këtë kualifikim e siguroi pas fitores së thellë ndaj Austria Viennas, fitore që erdhi pas disavantazhit.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga mysafirët nga Vienna, të cilët në minutën e 21-të shënuan me anë të sulmuesit Christoph Monschein, i cili kaloi bukur portierin Gianluigi Donnarumma, ndërsa reagimi i Leonardo Bonuccit për ta shpëtuar golin ishte qesharak.

Megjithatë, epërsia e mysafirëve nuk zgjati shumë dhe Milani barazoi në minutën e 27-të me anë të Ricardo Rodriguez, i cili nga afërsia shënoi për 1-1 pas asistimit të Fabio Borinit.

Deri në fund të pjesës së parë, Rossonerët shënuan edhe dy herë tjera, ku fillimisht ishte Andre Silva që shënoi në minutën e 36-të për 2-1, ndërsa në minutën e 42-të shënoi Patrick Cutrone me kokë për 3-1 dhe dërgoi skuadrat në epërsi.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me dominim dhe menaxhim të ndeshjes, teksa arritën të shënojnë edhe dy gola dhe të vulosin fitoren.

Ishte talenti portugez, Silva, i cili shënoi në minutën e 70-të golin e dytë personal dhe të katërtin për Milanin, ndërsa për 5-1 shënoi Cutrone dule vulosur fitoren me rezultat të thellë. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)