Skënderbeu fiton me përmbysje ndaj Dynamo Kiev

Skënderbeu fiton me përmbysje ndaj Dynamo Kiev

Getta Beqa shpallet kampione, fiton kupën në Madrid

Skënderbeu ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Dynamo Kiev.

Skuadra shqiptare, ka mposhtur 3:2 Dynamo Kiev në ‘Elbasan Arena’, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi kur shënoi Tsygankov, në minutën e 16’.

Vazhdimi i ndeshjes i takoi skuadrës së Skënderbeut, që shënoi tre herë.

Ishte Lilas që barazoi rezultatin në minutën e 18’, James shënoi për 2:1, dhe Sowe shënoi për 3:1 në minutën e 56’.

Deri në fund të ndeshjes, Dynamo ngushtoi epërsinë në 3.2, kur shënoi Rusyn në minutën e 90′./Lajmi.net/

COMMENTS