Lajmi i fundit: Vritet një person në Prishtinë

Lajmi i fundit: Vritet një person në Prishtinë

Thaçi fton shoqërinë civile: Bashkohuni në dialogun me Serbinë, të mbyllim kapitullin e luftës

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, kurse një femër ka mbetur e plagosur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” rreth orës 02:30.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: N. S , 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, R. C, 19 vjeç, femër, shtetase Kosovare , (e lënduar lehte),të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (N.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media.

“Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij. Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)