Facebook do t’i ekspozojë faqet ruse me lajme të rreme

Facebook do t’i ekspozojë faqet ruse me lajme të rreme

Google tregon se cilët telefona kanë qenë më të kërkuarit në 2017

Facebook po planifikon që t’ua bëj të ditur përdoruesve në qoftë se kanë “pëlqyer” ndonjë faqe të krijuar nga faktorë ndërkombëtarë me qëllim të shpërndarjes së propagandave gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Rrjeti social më parë pati deklaruar që rreth 126 milionë amerikanë mund të kenë parë përmbajtje të vendosur nga agjentët me bazë në Rusi përgjatë dy vjetëve të fundit.

Facebook është duke ndërtuar një mekanizëm që u mundëson përdoruesve të shohin në qoftë se kanë ndjekur ndonjë faqe tashmë të fshirë të krijuar nga Agjencioni Hulumtues i Internetit me bazë në Rusi.

Ky mekanizëm do të lansohet në muajin dhjetor.

Agjencioni Hulumtues në Internet është prapa qindra llogarive të Facebook, Instagram e Twitter, si dhe ka postuar qindra mesazhe me përmbajtje politike./klankosova.tv/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)