Gjithkush e di se martesa ka të bëjë me kompromis, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që gjërat të shkojnë shumë larg.
Inxhinieri 58-vjeçar James është martuar prej 36 vjetësh, por ai është i lirë të flejë me dikë/diçka tjetër.
April është një nga tre kukullat e seksit që zotëron James, ajo është prej lateksi, 5-këmbë e gjatë dhe kjo është ajo me të cilën 58-vjeçari fle katër herë në javë.
Sipas Mirror, gruaja e James, Tine, tha se në fillim ishte e vështirë por më pas u mësua me këtë ide, duke thënë:
Nëse ai vërtet donte të kishte dikë tjetër, ai mund ta bënte, por nuk e bëri sepse ka respekt për mua, kështu që zgjodhi një kukull dhe unë nuk jam e mërzitur për këtë.”
James tha se ajo e ndihmon atë të përmbushë fantazi seksuale:
Shumica prej tyre duken si 20-vjeçare. Për një njeri të moshës sime është një fantazi, sepse kurrë nuk do të jem Brad Pitt apo diçka e tillë.”
James nuk e ka problem të shfaqet me April në publik.
Ai tha:
Kur e marr April-in, zakonisht shkojmë në ndonjë vend hamburgerash, hamë diçka dhe dalim sërish. Ajo që më bën përshtypje është se shumica e njerëzve nuk e vërejnë që ajo nuk merr frymë.
58-vjeçari shtoi më tej:
Ne zakonisht kemi marrëdhënie seksuale dy deri në tre, ndonjëherë katër netë në javë në mënyrë rutinore. Është e mahnitshme sikur të kesh marrëdhënie seksuale me një grua të vërtetë, ndryshimi më i madh është se çfarëdo pozicioni që dëshiron të praktikosh April ta përmbush.”
Deri më tani, James ka shpenzuar 2000 paund për kukulla seksuale, por ai është duke kursyer për një kukull robotike që kushton 8000 dollarë të quajtur Harmony.
Harmony mund të zhvillojë një bisedë me ju, të mësojë për ju dhe madje t’ju joshë.
COMMENTS