HESHTJA E LDK-SË KUR FITOI TË GJITHA VOTAT ME KUSHT NË ISTOG DHE ZHURMA KUR I HUMBI ATO

HESHTJA E LDK-SË KUR FITOI TË GJITHA VOTAT ME KUSHT NË ISTOG DHE ZHURMA KUR I HUMBI ATO

Kuvendi i Kosovës, për tre muaj miratoi dy ligje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) fitoi Komunën e Istogut në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Gani Dreshaj, kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, nga votat me postë dhe me kusht mori mbi 700 vota më shumë se Haki Rugova i Lidhjes Demokratike, raporton Insajderi.

Kryetari i LDK-së, Mustafa tha sot se me këto 735 vota u bë pazar. Ai pyeti se “përse serbët, malazezët dhe boshnjakët duhet të vendosin se kush duhet të jetë në krye të Istogut?.”

“Kush i bëri pazar 735 vota nga Mali i Zi, 374 vota nga Austria, 154 vota nga Sllovenia…?! Nga te vdekurit? Serbët, malazezët, boshnjakët po u dashka të vendosin për Kryetar të Istogut, me kontingjente të eksportuara të votave në emër të tyre”, deklaroi sot Mustafa.

Por, Isa Mustafa dhe Haki Rugova nuk kishin reaguar kur pas numërimit të këtyre votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, LDK-ja kishte fituar të gjitha votat me postë dhe me kusht.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Haki Rugova kishte arritur t’i fitojë 795 vota me kusht dhe me post. Shumica prej tyre nga Austria, Sllovenia dhe Mali i Zi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)