Kandidati i PDK-së për Kryetar të Lipjanit, Ismet Hajrullahu, ka prezantua platformën e tij zgjedhore në tubimin e elektoral përpara qytetarëve të fshatrave Torinë dhe Poturovc.
Ai ka thënë se platforma e tij është kontratë me qytetarin e cila do të zbatohet me përpikëri.
”Ne iu premtojmë dhe i garantojmë qytetarët se do të qeverisim me ekspert të fushave te caktuara e jo të vihet në krye të arsimit një jo profesionist duke u nxjerrë nga gurthyesi siç ka bërë pushteti tani më në ikje. Pastaj sektori privat, fermerët dhe ndërmarrësit, në qeverisjen e PDK-së nuk do të kenë frikë t’i drejtohen komunës për mbështetje, sepse qeverisja e jonë nuk do t’i shantazhojë ata, por do të jetë derë e parë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Do të vihemi në ballë të së keqes,të korrupsionit kësaj plage të shoqërisë sonë dhe do ti themi stop dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit” ka thënwë Hajrullahu.
COMMENTS