Limaj: As unë, as familja s’kemi keqpërdorur asnjë cent

Limaj: As unë, as familja s’kemi keqpërdorur asnjë cent

Limaj: Nuk do të lejojmë që 90 për qind e produkteve në markete të jenë të huaja

Lideri i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj ka dalë me një konferencë për medie, pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Themelore, për të liruar nga aktakuza në “Rastin MTPT”.

Limaj tha se askush nuk mund të gjej asnjë cent të keqpërdorur nga ai apo familja e tij

“Historikisht shqiptarët janë mësuar të marrin lajme të mira në nëntor. Sonte pas persekuetimit të pashembull rreth 3000 ditë i orkestruar nga individë të cilët në pamundësi që të ballafaqohen me argumentet politke me dije për ti shërbyer vendit, dhe individë që janë mësuar të bëjnë karriera në kurriz të njerëzve të pashembullt ne u persekutuam për 7 vite”

“Në fund ja ku jemi sonte dhe me kënaqësi dal para qytetarëve të rikujtoj për të rikonfirmuar atë që e kam thënë që nga dita e parë me 28 prill 2010 se unë me familje bashkëpuntorët e mi me krejt qenien i kemi shërbyer me dashuri të madhe pa kompromis vendit tonë dhe as sot as kurr askush nuk do të mund të gjej asnjë cent të keqpërdorur nga une familja ime dhe bashkëpuntorët. Në atë kohë zëri im ishte i vogël dhe nuk dëgjohej, ata tentuan që pasionin tim për të ndërtuar vendin u munduan që aty ku njerëzit nuk preken, prekën në ndershmërinë time dhe dashurinë për vendin”, tha Limaj.

Limaj tha se nuk është dorëzuar asnjëherë duke i shërbyer me devotshmëri ç’do qytetari të Kosovës.

“Unë nuk u dorzova dhe qëndrova me kokë lartë duke qenë i bindur se me devotshmëri i kam shërbyer çdo qytetari të Republikës. Duke besuar në Zot dhe drejtësi nga ai moment ia parashtrova vetës një detyrë, që është detyra ime para prindërve të mi që s’janë gjallë para gruas sime që edhe ajo nuk është gjallë u munduan të më njollosin edhe para tyre .Unë thash që do të qëndroj fort për të dëshmuar jo para atyre që ma orkestruan këtë proces por para qytetarëve dhe familjes sime se me devotshmëri dhe pastërti i kam shërbyer këtij vendi”

“Ne jemi pishtar të rendit të ligjit të zhvillimit në këtë vend derisa të tjerët mundoheshin të orkestronin njollosjen time. Sot gjithashtu i bindur në drejtësi dhe shtet ligjor unë që nga 2013 ballafaqohem me procese gjyqësore une asnjë sekond nuk e kam humbur besimin në drejtësi, në zot dhe kam qenë i bindur që herdo kudo drejtësia të vie. Mos qofsha nën lëkurën e atyre njerëzve që montuan rastin tim”.

Ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, është shpallur i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës për rastin e njohur si MTPT. Të pafajshëm janë shpallur edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)