Tahiri: EULEX-i e përfundon mandatin në qershor të vitit të ardhshëm

Tahiri: EULEX-i e përfundon mandatin në qershor të vitit të ardhshëm

Riorganizohet Arbëria

Denoncimi i ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për korrupsion brenda EULEX’it e ka dëmtuar imazhin dhe misionin e këtij institucioni. Kështu thotë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri tha se Misioni i EULEX-it nga qershori i vitit 2018 nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës.

“Ne po hyjmë në fazën tranzitore. Që do të thotë transferimin e të gjitha lëndëve që kanë qoftë në gjykata apo prokurori. Kjo fazë do të thotë që çdo gjë që kanë misioni i EULEX-it që ndërlidhet me institucionet e Kosovës do të barten në institucionet e drejtësisë”, theksoi Tahiri.

Ministri mendon se ky mision ka ndihmuar në sundimin e ligjit në Kosovë.

“Pavarësisht akuzave për korrupsion në këtë mision, ka pasur njerëz që janë angazhuar në fuqizimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, përfundoi ministri për televizionin 21.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)