Haskuka i gëzohet vendimit të Supremes, ja çka thotë ai!

Haskuka i gëzohet vendimit të Supremes, ja çka thotë ai!

Haskuka: Frikësohen t’i numërojnë votat me kusht

Gjykata Supreme sot mori vendim që votat e zgjedhjeve të 19 nëntorit në Prizren dhe Prishtinë mos të rinumërohen, duke aprovuar kështu kërkesën e Vetëvendosjes, e cila dje u ankua për vendimin e PZAP-it që dërgoi komunat në rinumërim.,

Këtë vendim e ka mirëpritur kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se me këtë vendim u mbrojt demokracia e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën.

“Vendim i drejtë e cila e mbron procesin demokratik dhe votën e lirë qytetare, në të kundërtën nuk do të kishte demokraci në Kosovë. Procesi zgjedhor në Prizren dhe Prishtinë ka qenë i mirë”, ka thënë Haskuka për Indeksonline.

Kujtojmë se kundërkandidat i Haskukës për garën në Prizren ishte Shaqir Totaj i PDK-së. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)