Ndodh në Championship – Tifozi bëhet gjyqtar i katër në takimin mes Norwichit dhe Prestonit (Video)

Ndodh në Championship – Tifozi bëhet gjyqtar i katër në takimin mes Norwichit dhe Prestonit (Video)

Vjen reagimi i Milanit pas pensionimit të Kaka

a ndodhur diçka mjaft e rrallë në futboll, posaçërisht atë evropian.

Në ndeshjen mes Norwich Cityt dhe Prestonit, që loja të vazhdojë në mënyrë të rregull, u nevojit që një tifoz të jetë gjyqtar i katërt i takimit.

Tifozi duke njoftuar se takimi do të ketë 10 minuta shtesë
Tifozi i njohur i Norwichit, David Thornhill, për 15 minuta nuk ishte një tifoz i thjesht, ai la ulëset e Carrow Road për të marrë një detyrë të rëndësishme në këtë takim.

E gjitha kjo ndodhi pasi u lëndua gjyqtari anësor, i cili me pas u zëvendësua nga gjyqtari i katër. Në mungesë të një gjyqtari tjetër, u vendos që tifozi të merr këtë detyrë.

Dhe normalisht që e gjitha kjo është bërë lajm në media dhe rrjete sociale. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)