Eto’o, 1 milion euro në borxh

Eto’o, 1 milion euro në borxh

FA vendosë pas incidentit mes Mourinhos dhe Iannit

Samuel Eto’o, sulmuesi i njohur botëror ka 1 milion euro borxh. Sipas mediave në Turqi, ish-sulmuesi i Barcelonës, Chelseat e shumë skuadrave tjera europiane ia ka borxh vajzës së tij plotë 1 milion euro.

Lojtari i Antalyasporit, është në telashe me fëmijën e tij jashtë martesore. Sipas informacionit në dosjen e gjykatës; Në vitin 2001, kur futbollisti luante tek Mallorca, ishte takuar me Anna Maria Barranca. Më 6 gusht 2002, Barranca e solli vajzën e Eto’s në këtë botë.

Foshnja me emrin Annie u regjistura në familjën e Annas, por më 2004 gjykata vendosi se Eto’o ishte babai i vajzës së vogël duke ia bashkangjitur një pagë mujore deri në 2, 500 dollarë. Eto’o u transferua në Barcelonë dhe gjykata bëri menjëherë rritje rroge për fëmijën deri në 3 mijë dollarë.

Kështu vite me radhë, Eto’o u detyra t’ia pagunte shpenzimet vajzës së tij jashtë martesore. Por, gjatë këtij viti ai nuk ka paguar asgjë dhe është në borxh deri në 1 milion. Eto’o ka refuzuar vendimin e gjykatës në Turqi, ndërsa pritet që një vendim të këtij rasti ta merr Gjykata Supreme./IndeksOnline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)