Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetar të Komunës së Prizrenit.
Ai ka fituar, pas përfundimit të numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar, njofton Klan Kosova.
Nga votat me kusht Haskuka ka marrë 385 vota, kurse Shaqir Totaj i PDK-së ka marrë 452, por që kjo nuk ka bërë që rezultati përfundimtarë të ndryshojë, pasi kandidati i Vetëvendosjes ka qenë duke prirë me 329 vota nga raundi i balotazhit.
Nga rezultatet preliminare të publikuara në faqen e KQZ-së, të votave të rregullta të balotazhit, Haskuka ka pasur 25 mijë e 509 vota, kurse kundërkandidati i tij nga PDK, Shaqir Totaj kishte 25 mijë e 180 sosh.
COMMENTS