Partitë mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, por kërkohen argumente të forta

Partitë mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, por kërkohen argumente të forta

Shëndetësia e Lipjanit përfiton aparaturë shëndetësore (Foto)

Vendimi i Gjykatës Supreme i cili shfuqizoi vendimin e PZAP në parim mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për vlerësim të kushtetutshmërisë.

Mirëpo, për dallim nga shtetet me praktikë kushtetuese dhe demokraci të zhvilluar në të cilat është paraparë ankesë e veçantë kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së procesit elektoral, qoftë në nivel qendror apo lokal, kushtetuta dhe legjislacioni në Kosovë nuk përmbajnë një përcaktim të tillë.

Por në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, secili individ mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse konsideron se autoritetet publike në Kosovë, qoftë përmes legjislativit, ekzekutivit apo gjyqësorit i ka cenuar liritë apo të drejtat themelore të garantuara me kushtetutë.

“Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”, thuhet në Kushtetutë.

Nenit 21 paragrafi 4 i Kushtetutës së Kosovës flet për drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë.

“Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme”, thuhet aty.

Në rastin konkret partitë politike janë persona juridikë.

Rikujtojmë se ankesa e Mimoza Kusari-Lilës dërguar në Gjykatën Kushtetuese pas zgjedhjeve të 15 nëntorit 2009 ishte shpallur si e palejueshme për arsye procedurale nga Gjykata Kushtetuese.

Pra sfiduese për subjektet që dëshirojnë të t’i drejtohen autoritetit më të lartë të interpretimit kushtetues dhe ligjor do të mbetet arsyetimi se cila liri dhe e drejtë themelore e tyre është cenuar dhe nëse është cenuar një e tillë.

Kjo, pasi Kushtetuta e Kosovës ka paraparë vetëm nenin 45 si liri dhe të drejtë themelore, dispozitë e cila në fakt flet për të drejtën e secilit për të marrë pjesë në zgjedhje dhe në asnjë mënyrë nuk lidhet me natyrën e procesit të kontestuar pranë Gjykatës Supreme.

“Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor”, thuhet në nenin 45, pika 1.

“Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”, vazhdon pika 2 e të njëjtit nen.

“Institucionet shtetërore mbështesin mundësitë për pjesëmarrjen e çdonjërit në aktivitete publike dhe të drejtën e secilit për të ndikuar në mënyrë demokratike në vendimet e organeve publike”, thuhet në pikën tre të nenit 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Pra, krejt çka partitë politike të cilat synojnë ta ushtrojnë ankesën e tyre në Gjykatën Kushtetuese për ta kontestuar rezultatin e zgjedhjeve, kërkohet argumentim i fortë i shkeljes së dispozitave Kushtuese./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)