Mbledhja që Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do të marr pjesë nesër në Korçë do të karakterizohet edhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë.
Megjithatë njohësit e fushës së ekonomisë e politikës, thonë se marrëveshjet e deritanishme nuk ka qenë fort të zbatueshme.
Ndërsa se shefat e qeverive shqiptare e kanë gojën plot premtime e pak punë bëjnë në këtë drejtim, e thotë edhe analisti Artan Muhaxhiri.
”Është evidente se këto mbledhje më shumë kanë qenë një spektakël patriotik dhe një tendencë që të paraqitet një imazh i bukur kuq e zi, se sa që kanë pasur ndonjë efekt konkret në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
COMMENTS