Asnjëherë nuk duhet ta hani ushqimin ku ka prekur miza

Asnjëherë nuk duhet ta hani ushqimin ku ka prekur miza

TË RINJTË DANEZ VUAJNË NGA LUMTURIA E TEPËRT

Nëse një mizë fluturon në piknikun tuaj të përgatitur mirë, me siguri se hapi i parë që e bëni është ta largoni atë dhe të vazhdoni me ushqimin.
Por, faktikisht asnjëherë nuk duhet të hani nga një pjatë në të cilën ka prekur miza, sepse insektet bartin shumë më shumë sëmundje nga ç’është menduar më parë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se krahët dhe këmbët e mizave janë të mbushura me qindra lloje të baktereve, e të cilat i kanë fituar kur kanë qëndruar në jashtëqitje apo kafshë të ngordhura.

Prandaj, ata të cilët vazhdojnë ta hanë ushqimin edhe pasi miza t’ua ketë prekur ushqimin, janë duke e rrezikuar veten me sëmundje shumë të ndyra.

Shkencëtarët që moti kanë dyshuar se mizat luajnë një rol kyç në bartjen dhe shpërndarjen e sëmundjeve sepse tërë kohën janë përreth nesh.

Vlen të ceket se studimi, i publikuar në revistën ‘Scientific Reports’, ka zbuluar se shumica e këtyre qindra llojeve të baktereve që i bartin mizat janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)