Përurohet sheshi “Adem Jashari” në Lipjan dhe zbulohet shtatorja e komandatit (Video-Foto)

Përurohet sheshi “Adem Jashari” në Lipjan dhe zbulohet shtatorja e komandatit (Video-Foto)

Kryetari Ahmeti uron Vetëvendosjen

Për nder të Ditës s Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar “Adem Jashari”, në Lipjan është përuruar sheshi që mbanë emrin e tij dhe njëkohësisht është zbuluar shtatorja me figurën e tij, njofton Ulpianapress.

Para një numri të madh të qytetarëve që kishin mbushur sheshin, bartës të institucioneve, si dhe anëtarë të familjes së Adem Jasharit, Kryetari i Lipjanti Imri Ahmeti tha se kjo ditë e madhe e Flamurit Kombëtar, është festë e vecantë për lipjanasit, sepse sheshi i qytetit po kurorëzohet me shtatoren e Komandatit legjendar të UCK-së, “Adem Jashari”.

Fotografia e Shkelzen Hajdini

“Ky shesh është investim nga Komuna, dhe ai padyshim që ka ndërruar pamjen e qytetit, por krenaria e këtij sheshi kulmon me inaugurimin e shtatores së Komandantit Adem Jashari. Sikur sot që ndihet krenar Lipjani, do të ndihemi përherë krenarë me vepra të tilla, sepse vetëm me punë të përgjegjshme e nderojmë dhe e lartësojmë figurën e Komandantit Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tij. Për ne dhe qytetarët e Lipjanit, padyshim ky momnet shënon historinë e qytetit tonë, sepse është shtatorja e parë në qytetin tonë, një ekzemplar i vecantë që na jep nder të gjithë qytetarëve lipjanas”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq përfaqësuesi i familjes, Jashari, Rifat Jashari ka thënë se sot Adem Jashari i bëri të gjithë bashkë në sheshin e Lipjanit.

“Ishalla gjithmonë jemi bashkë e gjaku që ka ra për këtë tokë nuk shkelet në të, sepse na mallkon Zoti, por duhet të punojmë të cojmë Kosovën përpara ku ata dëshiruan. Sot Adem Jashari na bëri bashkë në sheshin e Lipjanit. Zoti ua rrit nderin”,ka thënë Jashari. Me këtë rast shtatoren me figurën e komandantit e zbuluan vëllau i tij Rifati bashkë me kryetarin e Lipjanit Imri Ahmeti./Ulpianapress/


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)